Infektiologu Izet Sadiku ka diskutuar lidhur me rritjen e rasteve me koronavirus në Kosovë por edhe në botë, duke thënë se po hyjmë në fazë të re, përcjell InLajmi.
Sipas tij shtetet të huaja kanë filluar veçse aplikimin e masave të reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontroll një valë të re të infeksionit
Ai thotë se edhe vendi jonë duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të paranadalimit të rritjes së rasteve që mund të jenë të pa përballueshme për spitalet.
Postimi i plotë i tij:
Ballafaqimi me COVID19

Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.
Java e fundit ka treguar që po hym shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet Evropianekanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontrollë një valë të re të infeksionit.
Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mudn te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.
Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptushme duke ditur aktivietet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi iCOVID19 .
Rritja e kapacieteve testuse e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,
Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor,
Rritja e pajisjeve dhe kapacieteve spitalore
Rritja e numrit të inspektorëve
Janë disa masa që janë nderrmarrë për lufitimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhanê rezultate.
Tash dueht filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masst aty merren masat ndëshkuese,
Të analizohen veprimatarit që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për redukim te tyre.
Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal.
Të respektohen masat parandaluese.
#vendosmasken#ruajedistancen# mbajehigjenen./InLajmi/