Trafiku Urban i komunës së Prishtinës, ka njoftuar të gjithë qytetarët e lagjes Mati I, se për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” janë të detyruar të bëjnë devijimin nga linja e rregullt për autobusët e Linjës numër 3, përcjell InLajmi.
“Deri të martën, dt.13.10.2020, autobusët do të qarkullojnë përgjatë Rr. “B” për të vazhduar në Rr. ”C” deri në piken e fundit tek Rrethi Matit dhe anasjelltas”, njofton Trafiku Urban.
Njoftimi i plotë i Trafikut Urban:
Njoftim për devijim të qarkullimit në Linjen 3
Të nderuar qytetarë të lagjes Mat,
ju njoftojmë se për shkak te punimeve në RR. “Muharrem Fejza”, jemi te detyruar te bëjmë devijim nga linja e rregullt per autobusët e Linjës Nr.3, andaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj!
Deri të marten, dt.13.10.2020, autobusët do të qarkullojnë përgjatë Rr. “B” për të vazhduar në Rr. ”C” deri në piken e fundit tek Rrethi Matit dhe anasjelltas./InLajmi/