Prishtina dhe Llapi kanë ndarë pikët në ndeshje derbi në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ka përfunduar me rezultatin e barabartë dhe pa gola, pavarësisht rasteve që kishin të dy skuadrat.
Për kryeqytetasit ishte kjo ndeshja e tretë radhazi pa regjistruar fitore, teksa për llapjanët ishte kjo pika e parë për sezonin e ri. Të dy skuadrat deri më tani kanë zhvilluar nga katër ndeshje, shkruan Gazeta Metro.
Prishtina renditet në pozitën e gjashtë me 5 pikë, kurse Llapi në pozitën e fundit (10) me vetëm 1 pikë.