Ka përfunduar ndeshja, Besa – Trepça ’89.
Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 2 me 1 në të mirë të vendasve.
Besa e ka arritur edhe fitoren e parë në kampionat pas një super paraqitjenë pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë për mrekulli arriti që të mbrohet në aspektin defanziv
Golat i kanë shënuar Tahiri dhe Da Silva në pjesën e parë.
Pas ndeshjes i pakënaqur me futbollistët e tij ka qenë trajneri i Trepçës ’89, Shpetim Idrizi.
Ai tha se epilogu përfundimtar i këtij takimi u mbyll në pjesën e parë, shkruan GazetaBlic.
“Prej dy fitoreve të rëndësishme ndaj Llapit dhe Prishtinës, nuk e kemi pritur këtë humbje. Ne kishim disa raste por epilogu i takimit u mbyll në pjesën e parë. Mendoj që pjesa e dytë ishte me ndryshe dhe ne e dominuam atë. Ky është futbolli, ne i patem rastet tona por nuk arritëm t’i konkretizonim” tha Idrizi për Artmotion pas ndeshjes.