Në kopshtin e shkollës në Prizren ka sulmuar dy gra
Pas një mosmarrëveshje, Policia thotë se personi i dyshuar ka sulmuar dy gratë ku edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, , shkruan Gazeta Metro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në kopshtin e shkollës pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësore ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë