Kapiteni dhe një nga lojtarët kryesor ndër vite te Barcelona, Lionel Messi, mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, transmeton Gazeta Metro.
Pasi humbën titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, Barcelona u eliminua edhe nga Liga e Kampionëve, duke u turpëruar nga Bayern Munich me rezultatin 2-8.
Klubit katalunas nuk i kishte ndodhur që nga viti 2008 që ta mbyllin një sezon pa trofe dhe kjo mund t’i kushtojë edhe me largimin e njërit nga më të mirët në histori të futbollit.
Sipas gazetarit të Esporte Interativo dhe Rádio Itatiai, Marcelo Bechler, i cili njihet edhe si një nga gazetarët me të besueshëm për lajmet rreth Barcelonës, Lionel Messi ka vendosur që të largohet gjatë këtij viti.
“Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona tani, jo në vitin 2021. Ai e ka marr vendimin që të largohet dhe i ka treguar klubit” – ka deklaruar Bechler.

Sipas gazetarit të Esporte Interativo dhe Rádio Itatiai, Marcelo Bechler, i cili njihet edhe si një nga gazetarët me të besueshëm për lajmet rreth Barcelonës, Lionel Messi ka vendosur që të largohet gjatë këtij viti, transmeton Gazeta Metro.
“Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona tani, jo në vitin 2021. Ai e ka marr vendimin që të largohet dhe i ka treguar klubit” – ka deklaruar Bechler.