Klubi Futbollistik “Drita” ka marrë rrugë drejt Zvicrës, atje ku do të zhvillojë fazën paraelminatore të Ligës së Kampionëve.
Nën masa strikte ndaj “COVID-19”, futbollistët dhe stafi i këtij klubit ishin të pajisur me dorëza dhe maska pranë hyrjes në aeroport.
Një lajm tejet i keq për gjilanasit ka ardhur në prag të nisjes për shtetin helvet, pasi që futbollistit Olti Mehmeti i është refuzuar viza nga ambasada zviceriane.
Mehmeti ishte në listën prej 20 futbollistëve të ftuar nga Ardian Nuhiu për këtë fazë paraleminatore.
Tashmë me 19 futbollistë, ‘bardhekaltërit’ do të synojnë që ta kalojnë rundin paraeleminator, ashtu siç kishin bërë para dy edicionesh.
Ndeshjet e kësaj faze do te zhvilllohen ne stadiumin “Colovray Sports Centre” në Nyon të Zvicrës, shkruan Gazetasheshi.com.
Drita do të përballet të shtunen me fillim nga ora 18:00 me kampionin e shtetit të Andorras, Inter Escaldes.