Klubi i Feronikelit ka filluar me përforcimet për sezonin e ri. Përforcimi i parë vjen nga Mali i Zi.
Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbërt e bardhë.
Milickovic është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës, njofton klubi nga Drenasi.
Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi. Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic




















