Shërbimi Federal i Emigracionit njoftoi se studentë të rinj nga jashtë nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nëse kanë marrë mësime online.
Në një letër drejtuar fakulteteve, Shërbimi i Doganave dhe Emigracionit të SHBA tha se studentët të cilët nuk janë regjistruar deri më 9 Mars të këtij viti “ka shumë të ngjarë të mos kenë mundësi të marrin viza”.
Ky vendim do të prekë ata që kanë filluar studimet e tyre këtë vit, dhe do të marrin mësime përmes internetit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
tudentët që tashmë janë në Shtetet e Bashkuara ose kthehen nga jashtë dhe kanë vizë do të jenë në gjendje të hyjnë në Amerikë, edhe pse mund të mësojnë përmes internetit.
Administrata Trump tërhoqi rregulloren e mëparshme, e cila ua ndaloi të gjithë studentëve nga jashtë që të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara nëse ndjekin ligjëratat në internet,

Disa universitete, të tilla si Harvardi dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore, tashmë u kanë konfirmuar studentëve se nuk mund të vijnë nga jashtë, raporton aljazeera.
Këshilli për Arsimin e Lartë dhe Emigracionin tha që ishte i zhgënjyer nga ky vendim dhe se në këtë mënyrë fakulteteve u bëhet presion që të fillojnë mësimet në internet, të paktën, pjesërisht në vjeshtë.