Drita ka fituar sot ndeshjen me Ballkanin, duke u shpallur edhe zyrtarisht kampione e Superligës së Kosovës.
Është ky titulli i tretë në histori të Dritës, ndërsa i dyti në tri vitet e fundit.
Drita ka udhëhequr kampionatin pas zhbllokimet nga pandemia, duke fituar isa ndeshje radhazi.
Drita aktualisht ka 68 pikë, tri më shumë se Gjilani dhe katër më shumë se Ballkani.
Njëri nga ata që i ka uruar Dritën për titullin, kampion ka qenë edhe ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, përcjell Telegrafi.
“Urime”, ka shkruar ai në postimin e Dritës në Instagram, duke e pëcjellur urimin me simbolet e forcës, vendit të parë dhe trofeun.