Sot luhet ndeshja e dytë e Play Off-it në Bundesligën gjermane
Werder Bremeni i Milot Rashicës do të luajë në udhëtim ndeshjen e dytë të Play Off-it, ndaj Heidenheim, takim ky që do të përcaktojë ekipin që do të luaj në Bundesligë sezonin e ardhshëm.
Në takimin e parë, Bremenin barazoi pa gola në “Weser Stadium” ndaj çdo fitore ama barazim me gola do të ishte pozitiv për ekipin e Florian Kohfeldt.
Werderi përfundoi në vendin e 16-të në Bundesligë ndërkohë Heidenheim doli në vendin e tretë në Bundesliga 2. Ky takim nis në ora 20:30, shkruan Insporti.
Emri i Milot Rashicës është lakuar shumë me një largim të mundshëm nga Bremeni dhe kjo shumë lehtë mund të jetë ndeshja e fundit që e luan për “Die Grün-Weißen“