Partia që po udhëheq me Qeverinë është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë. Aty, po marrin pjesë shumica e anëtarëve ndërsa pritet të flasin edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit dhe situatës pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit dhe si për gjendjen që ka dalë jashtë kontrollit me COVID-19.
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, nuk ka shkuar sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së. Por, kjo s’e ka penguar Isa Mustafën të mbledh Kryesinë e Partisë dhe të flas për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.
Takimin e ka konfirmuar njëri prej Nënkryetarëve të LDK’së, i cili ka thënë se do të dalin edhe me një qëndrim pas takimit.
Mustafa një ditë më parë tha se gjendja është e keqe dhe kërkoi gjithpërfshirje në zgjidhjen e problemeve të Kosovës, shkruan EO.
“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij”, ka shkruar Mustafa një ditë më parë.