Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka thënë se Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti dhe ish Ministri Besnik Bislimi proklamuan një pako fiskale emergjente në vlerë prej 170 milion euro për t’i ndihmuar bizneset nga pandemia, por që sipas tij kjo pako u shfrytëzua vetëm për poena politik, në kohë pandemie, përcjell InLajmi.
Ai thotë se me këtë rast u mashtruan qytetaret dhe bizneset dhe se ajo pako asnjëherë nuk u realizua.
“Qeveria dështoi në implementimin e pakos emergjente fiskale, fatkeqësisht as 47% e këtyre mjeteve nuk kanë arritur te ju shpërndahen bizneseve dhe qytetarëve të cilët nuk janë ne marrëdhënie pune. Qeveria e kaluar por edhe kjo aktuale këtë pako e përdoren vetëm për te dalur ne konferenca shtytpi por jo per ti ndihmuar bizneset”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë i tij:
Dy qeveri dështojnë ta implementojnë një pako fiskale
Qeveria e kaluar Kurti dhe ish Ministri Besnik Bislimi proklamuan një pako fiskale emergjente në vlerë prej 170 milion euro për t’i ndihmuar bizneset nga pandemia, kjo pako u shfrytëzua vetëm për poena politik, në kohë pandemie u mashtruan qytetaret dhe bizneset dhe ajo pako asnjëherë nuk u realizua.
Qeveria dështoi në implementimin e pakos emergjente fiskale, fatkeqësisht as 47% e këtyre mjeteve nuk kanë arritur te ju shpërndahen bizneseve dhe qytetarëve të cilët nuk janë ne marrëdhënie pune. Qeveria e kaluar por edhe kjo aktuale këtë pako e perdoren vetëm per te dalur ne konferenca shtytpi por jo per ti ndihmuar bizneset.
Edhe qeveria Hoti tani po dështon ne implementimin e kësaj pakoje, Ministria e Financave deklaron qe nga kjo pako nuk janë shpërndare edhe 100 milon euro sepse nuk kanë qenë të planifikuar me buxhet. Ministrja Hykmete Bajrami në vend se të filloi me pakon e dytë te rimëkëmbjes ekonomike, ende merret me pakon emergjente e që veç emergjente nuk mund të quhet.
Kërkoi që kjo qeveri të marr veprime të menjëhershme, që tu dal në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve duke u shpërndarë 170 euro shumë qytetarëve qe janë në pritje, duke u paguar qiratë e bizneseve qe janë para kolapsi, duke ju mundësuar qasja ne financim dhe riprogramim te ri te kredive për periudha me të gjata, e lehtësira të tjera tatimore për bizneset.
Kosova është vonë!/InLajmi/