Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Osman Zhitisë, babait të Heroit, Afrim Zhitia, përcjell InLajmi.
Veseli ka shkruar në Facebook, se jeta e Osman Zhitisë ishte mes përkushtimit, qëndresës e krenarisë.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i dhimbshëm vdekja e Osman Zhitisë. Babai i Heroit Afrim Zhitia, baca Osman, ishte atdhetar i madh dhe burim frymëzimi në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jeta e tij ishte mes përkushtimit, qëndresës e krenarisë. Do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes dhe gjithë kombit”./InLajmi/