Dje u zhvillua finalja e madhe në kategorinë e femrave, ku u vendos për fituesin e Superligës.
Vashat mitrovicase triumfuan përballë atyre të Drenasit, KFF Feronikeli, për t’u kurorëzuar me titullin e më të mirës për këtë edicion.
Por, jo gjithçka shkoi mirë në “Riza Lushta”. Kamera e “Klan Kosovës” kapi pamje skandaloze, ku shihet deputeti Bekim Haxhiu, duke e goditur me shuplakë një person që gjendej aty afër.
Nuk dihet sesi rodhi ngjarja më pastaj, por ky gjest është jashtëzakonisht i ulët, sidomos kur vie nga ndonjë figurë publike, e në këtë rast, deputet.