Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pse akoma nuk janë hapur shkollat në vend pas mbylljes si pasojë e pandemisë, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se rastet e reja dhe vdekjet nga koronavirusi janë rritur por hapja vazhdon! Janë hapur kafiteritë, xhamitë, aeroportet. Do hapen e sallonet e dasmave por shkollat nuk u hapën.
Postimi i plotë i tij:
Rastet e reja dhe vdekjet nga Covid në rritje. Por hapja vazhdon! Hapen kafeteritë, hapen xhamitë e kishat, hapen aeroportet. Do hapen e sallonet e dasmave. Mir shumë!. Po me shkollat ç’patët. Nuk u hapën dot se nuk u hapën. Edhe pse fëmijët nuk sëmurën nga ky virus ,shkollat u hapën 1 javë vetëm klasa e 9 dhe 12 e u mbyllën arbitratrisht sikur të ishin vatra të infeksionit derisa kafet plotë. Testet e maturës u shtynë për muajin Gusht pa arsye. Se sa alergjik jemi për fjalën shkollë aq sa as autoshkollat spo lejohen të punojnë. Po mirë se ashtu në Kosovë shkolla nuk është kriter për të arritur majat e suksesit. Dikujt si duket po i nevojitet që ky vend të prodhoj njerz sa më të padijshëm për ti sunduar./InLajmi/