Gjatë ditës së djeshme në Graqanicë tre fëmijë janë helmuar me barna, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës bën të ditur se fëmijët ishin vetëm në shtëpinë e tyre dhe se ata kanë përdorur një sasi të madhe të barnave.
Polica njofton se tre fëmijët janë në përkujdesje të mjekëve në spital, kurse me rastin është njoftuar prokurori.
Graqanicë 23.06.2020-17:45.Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i ka lënë në shtëpi tre fëmijët e tij të moshës 7 , 8 dhe 10 vjeç të cilët më pas u pranuan në spital pasi që të njëjtit kanë përdorur një sasi të madhe barnave. Tre fëmijët mbeten nen përkujdesje te mjekëve ne Spital . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./InLajmi/