Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pritur në takim përfaqësesin e BE-së në dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak, raporton InLajmi.
Kryeministri Hoti tha se marrëveshja me Serbinë është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.
Shefi i ekzekutivit tha se se pret që dialogu me Serbinë të përfundojë sa më shpejt, me të cilin sipas tij Kosovës do t’i hapën rrugë tjera integruese.
“Dialogu përfundimisht e mbyllë marrvëshjen dhe ceshtjet e hapura me shtetin fqinjë. Një dialog që i hapë Kosovës një derë për proceset intergruese”, tha Hoti pas takimit me Lajçak.
Hoti deklaroi se pret që sa më parë të mbyllet kapitulli me Serbinë.
“E falenderova për përkushtimin e tij për këtë proces në emër të 27 vendeve të BE-së, pres që sa më parë të angazhohemi për këtë dialog dhe të mbyllim këtë kapitull me Serbinë”, tha Hoti.
Ai po ashtu njoftoi se pas takimeve të shumta që Lajcak pritet t’i zhvillojë në Kosovë, me të parin e Qeverisë do të takohet sërish lidhur me disa çështje teknike./InLajmi/