Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi që javën e kaluar ka pasur kontakt me një koleg nga Prishtina, përcjell InLajmi.
“Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome” shkroi ai në facebook.
Ai tha se punët në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njejtë, dhe unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia./InLajmi/