Dy fëmijë nga Obiliqi kanë humbur jetën sot në mënyrë tragjike, në pusin e liqenit artificial ku po laheshin dhe nga aty u nxorrën të vdekur, përcjell InLajmi.
E lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili ka ngushëlluar familjen për rastin.
“Dhimbje e thellë për humbjen e jetës së dy fëmijëve, nëntë dhe njëmbëdhjetë vjeç, në liqenin artificial në Milloshevë të komunës së Obiliqit. Ngushëllime të sinqerta familjeve Tërbunja dhe Salihu”, shkroi ai në facebook.
Ngushëllime familjes i ka shprehur gjatë ditës edhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli dhe vet kryetari i Obilqit, Xhafer Gashi./InLajmi/