Aktori dhe profesori i artit, Enver Petrovci është shprehur i zhgënjyer me studentët e tij, derisa ka thënë se kurrë hajrin nuk u ka parë atyre.
Enver Petrovci në një intervistë për n’Zoom, ka rrëfyer jetën e tij profesionale por edhe personale.
Mirëpo përveç kësaj ai ka treguar edhe zhgënjimet që ka marrë nga njerëzit e sidomos nga studentët e tij.
”Hajrin kurrë nuk ua pash studentëve të mi” ishin disa nga fjalët e Petrovcit.
Ai këto fjalë i ka për disa studentë që kanë marrë pozita të rëndësishme në institucione, por që kurrë nuk i kanë ndihmuar atij. Sipas Petrovcit ai ju ka ndihmuar shumë këtyre studentëve, ndërsa ata nuk i kanë bërë mirë në asnjë punë, transmeton Gazeta Metro

Më poshtë e keni intervistën e plotë të aktorit, regjisorit dhe profesorit Petrovci.