Pas 40 ditësh, komunës së Vitisë i janë rikthyer rastet me koronavirusin, mbrëmë atje janë konfirmuar 12 raste me këtë sëmundje, përcjell InLajmi.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.
“Mosrespektimi i tyre, na riktheu në pikën zero-ditën e 13 marsit. Mendoni pak për punëtorët shëndetësorë, sepse nuk e dijmë nëse mund ta përballojnë prapë të njëjtin ankth, stres dhe lodhje. Besoni që do ta kemi vështirë t’ia dalim mbanë, nëse nuk ndryshojmë sjelljet tona në publik”, ka shkruar Kadolli.
Kadolli ka thënë se lirimi i masave nuk do të thotë që të injorojmë rrezikun.
Ky është postimi i saj i plotë pa ndërhyjrje:
Vitia me 12 raste të reja, pas 40 dite pa raste me virus!
A jemi të lirë nga virusi ashtu siç po sillemi në publik?
Lirimi i masave nuk do të thotë që të injorojmë rrezikun.
Mosrespektimi i tyre, na riktheu në pikën zero-ditën e 13 marsit.
Mendoni pak për punëtorët shëndetësorë, sepse nuk e dijmë nëse mund ta përballojnë prapë të njëjtin ankth, stres dhe lodhje.
Besoni që do ta kemi vështirë t’ia dalim mbanë, nëse nuk ndryshojmë sjelljet tona në publik.
Kërkojmë MIRËKUPTIM që të zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.
RESPEKTOJINI MASAT!
VENDOSNI MASKA!
MBANI DISTANCËN SOCIALE !
MOS U GRUMBULLONI !
#DrVjollcaKadolliHalili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti /InLajmi/