Pas një pauze prej tre muajve shkaku i koronavirusit, Superliga e Kosovës në futboll u kthye në aksion me javën e 23’të.
Ballkani ka barazuar në ndeshjen e parë pas rikthimit nga pauza, duke ndarë pikët me Drenicën në kuadër të javës së 23’të.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekë ka përfunduar me rezultatin e barabartë dhe pa gola (0-0).
Me këtë barazim, Ballkani ka humbur edhe pozitën e liderit në tabelë. Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi tani renditet në pozitën e dytë me 45 pikë, një më pak se Drita.
Kurse, Drenica e Gani Sejdiut tani ka 31 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.