Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani i Therandës, e ka përshëndetur në mënyrë speciale futbollistin Elbasan Gashi, i cili largohet nga Ballkani për të vazhduar jetën në Itali.
Ballkani ditën e sotme ia ka lëshuar fletëlëshimin, ndërkohë që e ka përshëndetur në mënyrë dinjitoze, duke ia dorëzuar një mirënjohje për kontributin e dhënë në klub.
“Do të më mungoj shumë futbolli i Kosovës, pasi e kam kaluar një pjesë të mirë të jetës këtu. Në Itali do të bashkohem me bashkëshorten. Klubit të Ballkanit i dëshiroj shumë suksese dhe shpresoj shumë se do ta fitojnë titullin kampion”, ka thënë Elbasan Gashi.
Mbrojtësi Gashi ka bërë karrierë edhe në Lirinë e Prizrenit dhe te Hajvalia shkruan Zeri.info
“Mbetem me shpresë se edhe në Itali do të vazhdoj me futboll”, shtoi 28-vjeçari Gashi.