Është zbuluar orari i javës 23 të IPKO Superligës, të parës pas pushimit tre muajsh shkaku i pandemisë Covid 19.
Superliga nis më 5 qershor (e premte), me takimin Llapi – Dukagjini.
Të shtunën luhen dy ndeshje, Feronikeli pret Vushtrrinë, ndërsa Flamurtari është mysafir i Dritës.
Tri takimet tjera që luhen të dielën janë: Gjilani – Trepça ’89, Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Ferizaj, , shkruan Gazeta Olle.
Ndeshjet luhen prej orës 16:00, ndërsa takimi i vetëm që nis në ora 18:00 është ai mes Prishtinës dhe Ferizajt.
Orari
5 qershor (16:00)
Llapi – Dukagjini
E shtunë (16:00)
Feronikeli – Vushtrria
Drita – Flamurtari
E diel (16:00)
Gjilani – Trepça ’89
Ballkani – Drenica
Prishtina – Ferizaj (18:00)