Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim kryetaren e Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka.
Siç bëhet e ditur në këtë takim është disktuar për funksionimin e këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me Qeverinë. Në takim diskutuan edhe për procesin zgjedhor të lënë në gjysmë në qytetin e Podujevës.
“Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional. Znj. Daka e njoftoj Kryeministrin në detyrë, z. Kurti, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor”, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie nga zyra e Kryeministrit.
Në anën tjetër Kryeministri në detyrë, Kurti e njoftoi Dakën, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19. Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre.
Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre./InLajmi/
