Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka marrë pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë me vlerë 1 milion e 100 mijë euro.
Ministrja e MKRS-së Vlora Dumoshi, tha se vënia e këtij gurëthemeli është falënderim për të gjitha gjeneratat për kontributin në sport.
Ajo më tutje u shpreh se do të shihet mundësia që edhe vitin e ardhshëm të ndajnë fonde për këtë pjesë.
“Ne sot me ndërtimin e këtij stadiumi i falënderojmë të gjitha gjeneratat qe kanë dhënë kontribut për futbollin. Ne si Ministri e Kulturës Rinisë dhe Sportit e cila është në vlerë 1 milion e 100 mijë euro por edhe me rishikim edhe vitin e ardhshëm do të shikojmë për financim që të jetësohet ky projekt sepse është shumë i domosdoshëm për komunën e Gjakovës, për të gjithë njerëzit, për gjeneratat”, tha Dumoshi.
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini tha se për këtë projekt ka pasur debat të ashpër gjatë dy viteve por që me ministren Dumoshi kanë pasur mirëkuptim maksimal.
“Dy vite luftë kemi bërë për të nisur, herë dilnin fondet herë u heqshin, e kryem projektin pak më ambicioz se të tjerët që kanë pritur por, ky projekt duhet të mbijetojë shumë gjatë. Me ministren Dumoshi s’kam pas nevojë me luftu hiq menjëherë e kemi operacionalizu”, tha Gjini. /InLajmi/