Suedia është dridhur nga një tërmet 4.1 ballë Rihter të hënën.
Tërmeti që e ka prekur vendin është shkaktuar nga gërmimet në minierën në Kiruna, miniera më e madhe nëntokësore e xeheve të hekurit.
Nga kjo ngjarje nuk është raportuar për asnjë të lënduar, njofton Reuters.
Miniera është mbyllur deri në një njoftim të mëtutjeshëm.