Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, në prezantimin e 100 ditëve të punës së tij tha se është fokusuar në miratimin e buxhetit dhe në menaxhimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia, raporton InLajmi.
Bislimi tha se pas kalimit të 2 muajve të pandemisë nuk ka pasur humbje ashtu siç kanë pritur ekspertët. Ai ka tha se edhe ATK-ja në krahasim me vitin e kaluar ka raportuar vetëm 35 milionë euro humbje dhe është lajm i mirë. Bislimi ka thënë se gjatë pandemisë vetëm 1 mijë e 400 persona e kanë humbur punën.
“Aktiviteti i Ministrisë ka qenë i fokusuar në përgatitjen e buxhetit të vitit 2020. Pjesa tjerët e energjisë për përgatitjen e Pakos Emergjente Fiskale dhe tani në javën e fundit në përgatitjen e pakos së rimëkëmbjes”, tha ai.
Gjithashtu ai tha se janë marrë edhe negocimin e marrëveshjeve me jashtë meqë do të na duhet mbulimin e hendekut në buxhet.
“Ka kaluar 2 muaj megjithatë buxheti nuk është dëmtuar ashtu siç kanë pritur ekspertët. ATK-ja ka raportuar 35 milionë euro më pak të hyra në raport me vitin e kaluar dhe kjo është e mirë.
Vendimet e tjera që i kam përemër do t’i përmendja, ndarja e 200 mijë eurove për Shqipërinë si ndihmë për tërmetin dhe 500 mijë euro për bashkëkombësit tanë në Medvegjë, Preshëvë e Bujanoc”, ka thënë Bislimi.
Ai ka thënë se janë formalizuar 12 mijë vende të reja të punës.
“Kemi 12 mijë vende të reja të punës të formalizuara, njëkohësisht kemi mbajtur nën kontroll ata që kanë humbur vendin e punës dhe kemi vetëm 1 400 vende të humbura të punës”, shtoi ai./InLajmi/