Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, ka dhuruar 500 mijë euro për gjashtë spitale në Argjentinë, si ndihmë për të luftuar koronavirusin.
Koronavirusi tashmë është përhapur në të gjithë botën, teksa kjo gjendje ka shtyer disa nga personalitet e mëdha që t’i dalin në ndihmë vendit të tyre.
Së fundmi një veprim të tillë e ka bërë edhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, i cili ka dhuruar 500 mijë euro nga fondacioni i tij për gjashtë spitale në Argjentinë./InLajmi/