Përbërësit:5 ve, 250ml kos, 200ml vaj, 1 lugë e mesme kripë, 2 gota miell misri, një gotë miell gruri, një pako pluhur për pjekurina dhe një grusht spinaq të bluar në blinder.
Rrahim vezët me kos, i shtojmë vajin, kripënn, pastaj miellin dhe pluhurin për pjekurina dhe krejt në fund i shtojmë spinaqin. E përziejmë derisa të kemi një brum të ngjashëm me atë të tortes dhe e hedhim në tepsi të lyer me gjalpë. E pjekim në furrë të nxehtë paraprakisht në 250 gradë.