Lidhur me gjendjen e pandemisë kanë ardhur shumë aludime e këshilla nga infektologë e doktorrë të ndryshëm duke na vërë në pikëpytje për gjërat që duhet dhe nuk duhet përdorur, përcjell InLajmi.
Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se dorëzat nuk duhet përdorur gjatë pandemisë që ka kapluar botën dhe rrjedhimisht edhe Kosovën.
Tolaj tha se virusi Covid-19 jeton më shumë në dorëza se në duar.
“Virusi në dorëza do të qëndrojë edhe me gjatë se në duar”, është shprehur Tolaj.
Tutje, infektologu këshilloi duke thënë se “Kur të dilni nga shtëpia, vendosni maskën. E kur të ktheheni, pastroni duart”, ka thënë Tolaj në emisionin Pressing të T7.

Ai tha se ky lloj virusi, përhapet më lehtë se sa koronavirusi normal.
“Koronavirusi i ri, përhapet më lehtë, ndaj edhe është më problematik. Mesatarisht një person mund t’i infektojë 2.7 persona”, shtoi Tolaj./InLajmi/