Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka dhënë në shfrytëzim shfrytëzim katër vetura zyrtare stacionit Policisë në Lipjan, si ndihmë për menagjimin e situates me koronavirus, përcjell InLajmi.
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka dhënë në shfrytëzim katër vetura zyrtare të Komunës së Lipjanit për stacionit Policor në Lipjan, për të menagjuar situatën së krijuar nga virusi COVID-19.
Gjatë takimit të Kryetari Ahmeti me Komandantin e stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi dhe janë dakorduar që të shtohen masat disiplinore.
Po ashtu, është bërë apel tek të gjithë qytetarët që mos të dalin pa nevojë në këtë situatë.
https://www.facebook.com/komunalipjan/posts/3156977914313999
Njëherit, Kryetari Ahmeti ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të merren masa të reja në kuadër të masave të parapara sipas udhëzimeve dhe vendimeve të parapara./InLajmi/