Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka siguruar mbështetjen e Serbisë për shqiptarët e Kosovës, dhe ka treguar se mjekët te atjeshëm u kujdesën për tetë shqiptarë, megjithëse nuk kishin asnjë dokument, përcjell InLajmi.
Ai gjithashtu tha se tetë shqiptarë që sipas tij ishin të infektuar me koronavirus u transferuan nga Novi Pazari në një qendër mjekësore në Beograd, dhe nuk kishin asnjë dokument nga Serbia.
Kreu i shtetit serb gjithashtu tha që pacientët me gjendje më të rëndë ishin vendosur në Nish, Kragujevc ose Beograd, dhe se sistemi po përpiqej t`i ndihmonte të gjithë, raporton Alo.rs.
“Njerëzit janë njerëz, ne nuk kemi kërkuar dokumente dhe sistemi shëndetësor serb kujdeset për ta. Ne përpiqemi t’i ndihmojmë të gjithë”, tha ai./InLajmi/