Nënkryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës deklaroi se egziston një mundësi bashkëpunimi mes LDK-së dhe Lëvizjës Vetëvendosje, përcjell InLajmi.
Haziri tha se nuk janë duke e kërkuar tani ta udhëheqin Qeverinë Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri sonte deklaroi se ka përsëri mundësi të bashkëpunimit ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai në “Argument Plus” të RTV21 u shpreh se në LDK e shohin Vetëvendosjen si mundësi për ta ndërtuar Qeverinë. Kujtojmë që, më 25 mars, me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendit i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e Kurtit. Mocioni i mosbesimit ishte inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK./InLajmi/