Mbrëmë rreth ores 22:40 është plagosur një person nga të shtënat me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me automjetin e tij së bashku me disa shokë, me të arritur në Hajvali janë sulmuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur bashkudhëtari i tij viktima mashkull kosovar, shkruan InLajmi.
“Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Rasti është hapur për “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm/ lëndim i rënd trupor”/InLajmi/