Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se kanë nevojë urgjente për mjete mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë. Ai ka thënë se deri më tani sasia furnizuese e Ministrisë e Shëndetësisë për këtë komunë është qesharake.
Rudari ka thënë se komuna e Podujevës ka shpenzuar 42 mijë euro për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për tu përballur me koronvirusin.
Në Podujevë deri më tani janë shënuar tri raste pozitive me koronavirus.
Ushtruesi I detyrës së Kryetari të Podujevës ka thënë se gjendja e të infektuarve është stabile dhe deri më tani 4 fshatra janë në karantinë.
“Deri më tani janë tri raste të izolume, 2 në dumnicë në karantinë dhe një në Bradash në izolim. Gjendja është stabile. Dumnica e Epërme, Dumnica e Poshtme, Llausha e epërme dhe e poshtme janë në karantinë”, ka thënë Rudari.
Ai ka thënë se kanë bërë vazhdimisht kërkesa për mjete mbrojtëse për stafin mjekësor, por furnizimi nga MSH është qesharake.
“Vazhdimisht kemi bërë kërkesa. Sasia që e kanë pru është qesharake, por ne si komunë kemi blerë materiale vetë”, ka thënë ai për Gazetën Express
Sipas Rudarit, Komuna e Podujevës deri më tani ka shpenzuar 42 mijë euro për blerjen e mjeteve mbrojtëse.
“Kemi shpenzu rreth 42 mijë euro në blerjen e mjeteve mbrojtëse si komunë, ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë ka ardhur vetëm një kontigjent I vogël”, I ka thënë Rudari të shtunën Gazetës Express.
Ai ka thënë tutje se pjesa dërmuese e qytetarëve janë duke i respektuar rregullat e karantinës.
“Mbi 90 për qind janë duke I respektuar rregullat e karantimit”, ka thënë Rudari,
Ai ka bërë apel Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht të dërgojnë mjete mbrojtëse dhe barna për personelin mjekësor.
“Duhet sa më shpejt me dërgu mjete mbrojtëse dhe barna për personelin mjekësor. Barnatoret janë të pafurnizuara, me doreza maska, kurse dezinfektues nuk gjenden as me u ble”, ka thënë ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Podujevës.
Deri tash në Kosovë janë prekur 24 persona me koronavirus. Së pari është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan.