Festivali Evropian ‘Eurovison 2020’, i cili ishte parashikuar të mbahej në muajin maj në Roterdam të Holandës, është anuluar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja e zyrtare e Eurovizionit
Mësohet se ekziston mundësia që ky festival të shtyhet për vitin 2021, shkruan InLajmi.
Në edicionin e 64 të Eurovizionit ishte pjesëmarrëse edhe Shqipëria e cila do të përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara me këngën e saj “Shaj”.
Ndryshe para pak ditëve u lansua edhe versioni anglisht i kësaj kënge, këngë kjo e cila kishte marrë kritika pozitive, dhe u përfol shpesh se ajo mund të jetë edhe kënga fituese./InLajmi/