Pas 2 ore, ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit të Republikës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti.
Takimi i dytë rezultoi pa ndonjë rezultat konkret.
Kurti e Thaçi në fillim të takimit nuk ia zgjatën duart njëri tjetrit, si masë preventive kundër koronavirusit.
Takimi i Thaçit dhe Kurtit vjen pas situatës politike në Kosovë që ka ardhur si rezultat i paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione ndaj Kosovës.
Pritet të mbahet një takim i jashtëzakonshëm nga ana e kryeministrit Albin Kurti nw ora 17:30.