Gjermania shprehet e gatshme ta ndihmojë Kosovën lidhur me koronavirusin ose çfarëdo ndihme tjetër.
Kjo u bë e ditur përmes ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili pati një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, shkruan InLajmi.
Përmes një njoftimi për media nga MSH, thuhet se kryetemë në këtë ishin masat e ndërmarra lidhura me situatën në raport me Koronavirusin, Covid –19, ku u diskutua për praktikat më të mira të preventivës dhe menaxhimit të situates.
Kryetemë e këtij takimit ishin masat e ndërmarra lidhura me situatën në raport me Koronavirusin, Covid –19, ku u diskutua për praktikat më të mira të preventivës dhe menaxhimit të situatës.
“Plani i gatishmërisë dhe i Reagimit kundër Covid-19 i Qeverisë së Kosovës është fleksibil duke na mundësuar që ta ndryshojmë nga çasti në çast, me qëllim të përshtatjes me zhvillimet në terren. Jemi duke vepruar sipas Planit të veprimit të paraparë”, deklaroi në këtë takim ministri Vitia.
Kurse ambasadori i Gjermanisë, Christain Heldt tha se Gjermania ka vullnetin që ta përkrahë Republikën e Kosovës për çfarëdo ndihmë që i duhet gjatë kësaj faze.
Deklarata e plotë:
Ministri Arben Vitia u takua me ambasadorin e Gjermanisë, z. Christain Heldt
Prishtinë, 13 mars 2020
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Christian Heldt.
Kryetemë e këtij takimit ishin masat e ndërmarra lidhura me situatën në raport me Koronavirusin, Covid –19, ku u diskutua për praktikat më të mira të preventivës dhe menaxhimit të situatës.
“Plani i gatishmërisë dhe i Reagimit kundër Covid-19 i Qeverisë së Kosovës është fleksibil duke na mundësuar që ta ndryshojmë nga çasti në çast, me qëllim të përshtatjes me zhvillimet në terren. Jemi duke vepruar sipas Planit të veprimit të paraparë”, deklaroi në këtë takim ministri Vitia.
Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë, z. Christain Heldt tha se Gjermania ka vullnetin që ta përkrahë Republikën e Kosovës për çfarëdo ndihmë që i duhet gjatë kësaj faze./InLajmi/