Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi dy raste me koronavirus u konfirmuan në Kosovë.
“Me keqardhje kuptuam që sot në Kosovë rezultuan dy të infektuar me virusin COVID19. I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen në maksimum udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Me keqardhje kuptuam që sot në Kosovë rezultuan dy të infektuar me virusin COVID19.
I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen në maksimum udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore.
Është shumë me rëndësi, që në këto momente qytetarët të mos bëjnë panikë, por të kenë kujdes të shtuar për veten dhe të tjerët.
Personave të prekur nga ky virus, iu uroj shërim të shpejtë. /InLajmi/