Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një reagim lidhur me konfirmimin e dy rasteve pozitive me koronavirus.
Në rrjetin social facebook ai ka thënë se kjo gjë dihej prandaj edhe janë marrë masa. Ai ka kërkuar nga qytetarët të reduktojnë daljet dhe ka bërë me dije se ka furnizim të bollshëm të mallrave, shkruan InLajmi.
Postimi i tij i plotë:
E kemi ditur se është çështje kohe, prandaj edhe kemi ndërmarr masa. Tani besoj se bindemi edhe më shumë që duhet kujdesur për vetën dhe njëri tjetrin. Reduktoni kontaktet, dhe daljet. Furnizim ka dhe nuk ka nevojë për blerje të tepruar. Përveç rasteve të domosdoshme #rriNshpi. Kemi kaluar situata shumë më të vështira se kjo. Prandaj, vec kujdes të shtuar!/InLajmi/