Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë ketë fundjavë.
Skuadrat elitare rikthen këtë vikend me ndeshjet e javës së 23-të, sfida këto që janë të rëndësishme për të skuadrat që ‘luftojnë’ në të dy frontet, titullin e kampionit dhe zonës së rrezikshme.
Lideri i tabelës, Ballkani para tifozëve të tyre sfidojnë Drenicën, ndeshje në të cilën nikoqirët kërkojnë tu kthehen fitoreve pas humbjes me Flamurtarin. Drejtësinë në këtë ndeshje e cila luhet të dielën pasdite, do ta ndajë Alban Shala.
Ndërkohë, ndjekësit e Ballkanit, Drita dhe Prishtina përballen me Flamurtarin përkatësisht Ferizajn. Në Gjilan takimin e gjykon Selim Iusfi, kurse, në kryeqytet Dardan Caka, shkruan RTK.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.