Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka shkruar pas reagimeve të shumta që janë bërë sot nga Washingtoni lidhur me taksën dhe mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova nëse nuk hiqet plotësisht tarifa ndaj Serbisë.
“Erdhi dita, ne me u tallë e me poshtëru Amerikën?! Edhe Milosheviqi dikur, vepronte kështu, ndonëse në kontekst tjetër politik. Taksa duhet të heqet më së voni sot. LDK, besoj e din këtë”, ka shkruar Tërmkolli në rrjetin social Facebook. /InLajmi/