Pas lajmit që sëmundja vdekje prurëse, koronavirusi ka arritur në Shqipëri në ankth është edhe Kosova, kjo është vërejtur tek disa markete në Prishtinës të cilat janë “zbrazur” nga furnizimi i konsumatorëve me produktet ushqimore, shkruan InLajmi
Raftet në disa markete të Prishtinës janë të zbrazura pasi që qytetarët janë furnizuar me produkte ushqimore, e krejt kjo është bërë shkaku i panikut që kanë për koronavirusin.
Deri më tani ky virus vdekjeprurës ende nuk ka prekur asnjë person në Kosovë dhe thirrjet të mos krijohet panikë janë shtuar nga Ministri i Shëndetësisë dhe kominitetit pas mbledhjes së djeshme.
Ndërkohë që Instituti i Shëndeti Publik, vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos krijohet panik por të merren disa masa higjenike që do ta parandalonin këtë virus.
-Lani duart!
-Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën!
-Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, gjatë kollitjes dhe teshtitjes!
-Faculetat e përdorura hudhni në shportën më të afërt të mbeturinave!
-Shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
-Mos merrni antibiotikë, përveç kur ato ua përshkruan mjeku!
-Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
Kosova është njëri ndër pak vendet e Ballkani qe ende nuk ka të konfirmuar asnjë raste të prekur me koronavirus. /InLajmi/