Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida nuk po ndalet. Ajo për fansat e saj ka paralajmëruar një surprizë e cila siç duket shumë shpejt po sjellë një këngë të re.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ka njoftuar fansat se është duke sjell diçka të re që do t’i suprimojë ata. “A jeni gati për befasi”, ka qenë paralajmërimi i saj përkrah disa fotografive që i ka publikuar, se për çfarë befasie bëhet fjalë mbetet të shihet në vazhdim.
Kida njihet për hitet e saj te shumta e që së fundi një të tillë e kishte realizuar në muajin Janar të titulluar ‘’Moti’’.
/InLajmi/