Në këtë koncert i cili zgjoi interesim të madh tek publiku prizrens, e që është përkrahur nga MKRS-ja, u ekzekutuan veprat e kompozitorëve të njohur botëror – shkruan InLajmi.
Në ambientet e Autostradës Hangar 2 në Prizren, mbrëmë adhruesit e shumtë të muzikës serioze, patën rastim të përcjellin një koncert mjaft të suksesshëm, Trio të profesoreshave të shkollës së mesme të muzikës, “Lorenc Antoni” në Prizren.
Alma Lleshi e Kaltrina Krasniqi në flaut, dhe Iliriana Rekathati në piano, emra tashmë të njohur të muzikës jo vetëm në Prizrenin lashtë, shfaqën një program të pasur me veprat e zgjedhura të kompozitorëve të njohur botërorë si janë: Shostakowich – Prelude, Waltz, Polka; F.Kuhlau – Trio op.119; E. Magalif – Xenia; A. Piazzola – Oblivion; F. Doppler – Diettino op.36 dhe E. Kohler – Blumenwalzer.
Gjitha këto vepra u interpretuan në mënyrë tejet profesionale, e që publiku i pranishëm, në sallën Hangar 2 në Prizren, pas çdo paraqitjeje, i shpërblente me durtrokitje të gjata e frenetike.
Krahas, ekzekutimeve mbresëlënëse dhe të nivelit të lartë artistik të profesoreshave të muzikës; Alma, Kaltrina dhe Iliriana, e veçanta i këtij koncerti, ishte paraqitja e balerinave të reja e të talentuara prizrenase, me disa pika baleti, në koreografinë e profesoreshave, Luljeta Brahës dhe Erza Galanit, O. Goranci /InLajmi/