Një numër i vogël i qytetarëve jashtë Kosovës marrinë pjesë në zgjedhje, ani pse Kosova konsiderohet si shtet me diasporë të madhe në proporcion me numrin e përgjithshëm të qytetarëve vendas.
Kështu u tha gjatë tryezës së diskutimit “Votimi nga jashtë vendit” e organizuar nga Organizata jo-qeveritare “Gremin”.
Përfaqësuesja e organizatës “Gremin”, Liza Gashi ka shpalosur gjetjet e analizës së votimit nga jashtë në zgjedhje. Sipas saj, pengesat në votim vijnë nga politikbërja në vend.
“Rezultatet tregojnë që ky problem mbetet sfidues dhe na duhet të gjejmë një zgjidhje. Jo vetëm teknike, por edhe politibërës, të merren vendime jo partiake, por për procesin. Ka disa pengesa, nuk ka koordinim të institucioneve dhe probleme bazike në të dhëna”.
“Kemi bërë progres, por ne mundemi më bërë bashkërisht për të gjetur adresim. Mbi 42 mijë aplikues nga jashtë vendit për herë të parë që kanë prire për nga aplikimi në vitin 2017. Edukimi duhet me qenë gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm gjatë zgjedhjes”, u shpreh Gashi.
Aplikacionet e aprovuara për votim jashtë në zgjedhjet parlamentare është 87% kurse të refuzuara 13% për shkak të vonesave.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, deklaroi se duhet të japin përgjigje në lidhje me plotësim dhe ndryshim të ligjit, pavarësisht se është votuar kjo gjë është kthyer në pikën zero.
“Dispozita kushtetuese e vendit dhe zbatimi i saj për të ndihmuar institucionet. Plotësimi i ndryshimit të ligjit. Një zëri të gjithë përfaqësuesit e komisionit që kanë votuar për të përfshirë rekomandimet. Rregullorja e brendshme e Kuvendit të Kosovës tregon se çfarë ndodhë kur vendi shkon në zgjedhje, konsideron si punë të papërfunduar”, u shpreh Jashari, raporton EO.
Pjesëmarrës në diskutim ishin përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, KQZ-ja, dhe nga shoqëria civile. Përderisa 300 mijë qytetarë jashtë vendit janë me të drejt vote në Kosovë.