Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca tha se ende nuk kanë marrë konfirmim zyrtar për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone.
Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq për agjencinë e lajmeve Tanjug.
Sierra Leone, shtet i Afrikës Perëndimore konsiderohet si vendi i 18-të që e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

















