• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 3 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Opozita kundërshton Kurtin për largimin e taksës

J G nga J G
28 February 2020
në Politikë
0 0
0
Opozita kundërshton Kurtin për largimin e taksës
3
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë opozitare në Kosovë po kundërshtojnë planin e djeshëm të kryeministrit, Albin Kurtit për të larguar gradualisht taksën 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Ato thonë se Qeveria nuk ka pse të ngutet për të larguar fillimisht taksën për lëndën e parë të importuar nga Serbia, por duhet të jetë më e vëmendshme. Sipas tyre, pa u larguar arsyet që shtynë drejt vendosjes së taksës, nuk duhet të largohet ajo.

Në partinë e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj u shprehën të ashpër në qëndrime. Deputeti, Pal Lekaj tha se AAK është e vendosur për të kundërshtuar largimin e taksës.

Sipas tij, pa pasur një kornizë të marrëveshjes dhe një njohje reciproke nuk duhet që të mendohet largimi. Lekaj tha se janë bërë dy marrëveshje ndërsa taksa ka qenë aktive.

“Nuk kemi pse të ngutemi, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vëmendshme. Pse me largu taksën që të ulemi në tavolinë, mendoj që është monedha e vetme këmbyese për njohje reciproke. Ne kemi pa dhe kemi praktik të mirë se janë bërë dy marrëveshje pa e larguar taksën. Kjo është një argument i fuqishëm që tregon se nuk kemi pse ngutemi. Prandaj e lusim Qeverinë Kurti, qeverinë e Kosovës që të punojë në interes të Kosovës. Në interes të prodhuesve dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës…AAK është e rreshtuar që në asnjë mënyrë mos të largohet taksa pa pasur një kornizë të marrëveshjes dhe një njohje reciproke”, thotë ai.

I njëjtë në qëndrime është shprehur edhe deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, i cili thotë se do të kundërshtojnë një vendim që largon taksën ndaj Serbisë.

“Unë mendoj që kjo masë nuk duhet të hiqet përderisa nuk eliminohen arsyet të cilat na kanë detyruar që të marrim një masë të tillë. Qëndrimi i GP të Nismës tash si deputet, është që përderisa nuk eliminohen arsyet, të cilat e kanë detyruar atëherë qeverinë e Kosovës të marrë një vendim të tillë, kjo masë do të vazhdojë të mbetet në fuqi”, thotë ai.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Bedri Hamza thotë pavarësisht të gjithave interesi i vendit është që të ruhet partneriteti me SHBA-në dhe BE-në.

“Interesi i vendit është me u ruajt partneriteti me SHBA-të, BE-në dhe partnerët tjerë. Në këtë kontekst ne duhet t’i gjejmë ekuilibrat se cili është interesi i vendit . Mos të shikojmë çka fitojmë prej diçka, e çka humbit prej diçka por pikturën e përgjithshme. Mbi bazën e analizave shumë të sakta, korrekte politike dhe shtetërorë të veprojmë”, thotë ai.

Në lidhje me këtë, hulumtuesja në KDI, Jeta Krasniqi thotë se Qeveria e Kosovës çfarëdo vendimi që e merr duhet të analizojë mire, shkruan Indeksonline.

“Presioni duket që është duke u shtuar nga partnerët ndërkombëtar. Por ajo çka neve na mbetët të kërkojmë si shoqëri civile nga institucionet e Kosovës është se çfarëdo lloj veprimi që ata do të ndërmarrin të jetë një veprim që edhe më shumë forcon shtetin e Kosovës. Që mbron interesat e Kosovës dhe që janë veprime të mirë menduara dhe kanë një strategji të mirëfilltë të zbatimit të tyre. Në çdo moment të vendosin Kosovën në një pozitë sa më të fortë ndaj Serbisë”, u shpreh Krasniqi.

Tags: Albin KurtiOpozitaTaksa
Postimi i mëparshëm

Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit

Postimi tjetër

Nisma Socialdemokrate shënon 6-vjetorin e themelimit

Të ngjajshme Postime

Konstituimi në fund të korrikut? Kadrijaj: Këtë po e kërkojmë, le t’i bëjnë votat, mos të bllokojnë
Politikë

Konstituimi në fund të korrikut? Kadrijaj: Këtë po e kërkojmë, le t’i bëjnë votat, mos të bllokojnë

2 July 2025
Avokati Koci paralajmëron nesër hapa “befasues” para Kuvendit, përmend Albin Kurtin si fajtor kryesor
Politikë

Avokati Koci paralajmëron nesër hapa “befasues” para Kuvendit, përmend Albin Kurtin si fajtor kryesor

2 July 2025
“Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku bën edhe postim për takimin me Osmanin
Politikë

“Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku bën edhe postim për takimin me Osmanin

2 July 2025
Deklarata e 2 Korrikut, Hamza: Ishte akt guximi dhe pikënisje e shumë përpjekjeve për liri
Politikë

Deklarata e 2 Korrikut, Hamza: Ishte akt guximi dhe pikënisje e shumë përpjekjeve për liri

2 July 2025
Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis
Politikë

Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis

1 July 2025
Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë
Politikë

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 July 2025
Postimi tjetër
Nisma Socialdemokrate shënon 6-vjetorin e themelimit

Nisma Socialdemokrate shënon 6-vjetorin e themelimit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 3 korrik ndër vite?

3 July 2025
Supa e Krushqve – Receta më e përkryer që sjell shijen në tryezë

Supa e Krushqve – Receta më e përkryer që sjell shijen në tryezë

3 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe shumë i nxehtë

3 July 2025
Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin

Gruda: Janë në burg për Kosovën, Kurti s’duhet të bëjë ”hajgare” me Thaçin e Veselin

3 July 2025
Të ecësh përpara me dashuri: Kur sfidat bëhen më të lehta kur nuk je vetëm

Të ecësh përpara me dashuri: Kur sfidat bëhen më të lehta kur nuk je vetëm

3 July 2025
Ledri Vula mban premtin e dhënë për Alketa Vejsiun

Ledri Vula mban premtin e dhënë për Alketa Vejsiun

2 July 2025
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë

Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë

2 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu